Liverpool ka kontaktuar me ish-mbrojtësin e Arsenalit, Sokratis Papastathopulos.

Problemet e mëdha në mbrojtje për shkak të mungesave të shumta, ka shtyrëkampionin aktual anglez që të kërkojë një mbrojtës në të gjitha anët, andaj edhe koha e shkurtër për të menduar, po i shtyen zyrtarët e klubit për një zgjedhje sa më të shpejtë, përcjell Korneri.net

Jurgen Klopp është detyruar të luajë në mbrojtje me mesfushorët Jordan Henderson dhe Fabinho, që po rezulton se nuk është aspak pozitiv, andaj po mendon seriozisht që ta sjell në skuadër dikur lojtarin e tij te Dortmundi, apo së fundmi anëtarin e londinezëve, Sokratis Papastathopulos.

Mbrojtësi 32-vjeçar është lojtar i lirë dhe do të mund “ndoshta” të kryente punë te Liverpool deri në fund të edicionit. /Korneri.net

Artikulli paraprakBarcelona i ka thënë atij se ai është i panevojshëm, kurse Suarez tani luan si Ronaldo në Real
Artikulli tjetërParedes shpreson se Messi do t’i bashkohet PSG-s