Liverpool është klubi i fundit që i është bashkuar garës për sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen.

Siç raportojnë mediat britanike, pas rivalëve të qytetit Chelsea dhe Arsenal, të cilët kanë shfaqur interes nga më herët, tani është Liverpool. Jurgen Klopp dërgoi skautët për të parë Osimhen ndërsa ai po luante për kombëtaren e Nigerisë. Në fjalë ishin ndeshjet miqësore me Arabinë Saudite dhe Mozambikun në Algarve javën e kaluar, përcjell Korneri.net

Ai luajti kundër Arabisë Saudite për një orë para se të lëndonte kërdhokullin dhe të largohej nga ndeshja, e cila përfundoi me rezultat 2:2. Themelet mes Osimhen dhe liderit të Napolit janë ftohur që kur ai pretendoi se klubi luajti me reputacionin e tij në rrjetet sociale, kur i vunë në dukje penalltinë e humbur.

Këtë sezon ai shënoi gjashtë gola dhe çmimi i tij llogaritet në mbi 120 milionë euro. Jurgen Klopp është i detyruar të kërkojë një zëvendësues adekuat për Mohamed Salah, i cili po kërkohet nga klubet nga Arabia Saudite.

Megjithatë, fakti që në garë janë edhe rivalët nga Londra, mund ta vështirësojë punën e tij shumë më tepër, por në konkurrencë të ngushtë janë edhe Milan që seriozisht e ka blerjen e lojtarit duke e shfrytëzuar edhe raportin e jashtëzakonshëm të bashkëkombasit të tij Samuel Chukwueze, që luan te Milan, ndërsa PSG është gjithmonë gati për çdo gjë, kurse Real Madridi mund të jetë si destinacioni më i mundshëm. /Korneri.net

Artikulli paraprakMourinho përjashtohet sërish, sipas tij nuk e ofendoi askënd
Artikulli tjetërAta e quajnë mrekullinë braziliane “Messi i vogël”. PSG ofroi 50 milionë euro, por ai dëshiron Barçën