Lajm i mirë për Jurgen Klopp.

Pas lëndimeve të shpeshta dhe ecurisë negative të skuadrës në këtë sezon në Premier League, vjen edhe një lajm i mirë për trajnerin gjerman, përcjell Korneri.net

Edhe pse problemi më i madh i madh ka qenë faza defanzive, edhe ajo e sulmit kohëve të fundit ishte ojesë negative, andaj nga ndeshja e ardhshme Klopp do ta ketë në dispozicion edhe portugezin Diogo Jota.

Sipas “Telegraph”, sulmuesi do të nis stërvitjet me pjesën tjetër të skuadrës gjatë javës, por stafi mjekësor nuk dëshiron që të rrezikojë shumë me të, andaj Jota pritet të mos luaj dhe ndaj Sheffield United. Që nga lëndimi i sulmuesit portugez në fillim të muajit dhjetor filloi edhe kriza e rezultateve te Liverpool në Premier League kështu që rikthimi i tij mund të konsiderohet një lajm i madh për skuadrën e Klopp. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here