Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka komentuar transferimin e mundshëm të Neymar te Paris Saint-Germain.
Mediat në Brazil dhe Spanjë shkruajnë se sulmuesi 25-vjeçar është shumë pranë nënshkrimit me ekipin francez.
Klopp ka thënë për median se nëse Neymar transferohet te PSG atëherë futbolli do të ndryshonte përgjthmonë.
“Nëse lajmet për kalimin e Neymar te PSG nuk janë thashetheme.Atëherë pfff, nuk di ç’të them. Kjo është më shumë se sa niveli tjetër, sinqerisht është jashtë këtij planeti. 222 milionë euro? Nuk mund t’a besoj se diçka e tillë mund të ndodhë. Nëse ndodh, me siguri do të ndryshonte gjithçka”- ka thënë tekniku Klopp.