Afati kalimtar i verës është në ecje të plotë, edhe pse prej kohësh luhen kualifikueset për garat evropiane dhe shumica e ligave kanë nisur.

Këtë fundjavë nisi edicioni i ri në Premier League,  dhe një nga favoritët kryesorë, Liverpool, tashmë ka gabuar me Fulham duke barazuar 2-2, dhe problemet nisin qysh në start për “reds”, përcjell Korneri.net

Jurgen Klopp tashmë ka qenë aktiv këtë verë. Ai solli Darwin Nunez për 75 milionë euro, ndërsa largimi më domethënës është ai i Sadio Mane te Bayern. Megjithatë, eksperti gjerman është ende duke kërkuar se si të forcojë konkurrencën. Sipas Calciomercato.com, ai është një tifoz i madh i mesfushorit kroat Marcelo Brozović dhe dëshiron ta sjellë atë nga Interi.

Gjiganti italian ka probleme të mëdha financiare dhe mediat atje shkruajnë se si aktualisht nuk ka lojtarë të paprekshëm. Liverpool thuhet se po ofron të shkëmbejë një nga dy lojtarët për Brozović – Firmino dhe Naby Keita. Sulmuesi brazilian ra në plan të dytë me ardhjen e Jota dhe Nunez, ndërsa Keita nuk e justifikoi ardhjen e tij.

Mediat angleze shkruajnë se Klopp është në kërkim të konkurrencës apo zëvendësimit të të madhit Fabinho dhe Brozović është konkurrenti kryesor. Megjithatë, duke pasur parasysh vështirësitë financiare të Interit, një shkëmbim lojtar për lojtar nuk do të mjaftojë. Liverpool raportohet se është gati të paguajë rreth 10 milionë euro për lojtarin e Interit. /Korneri.net

Artikulli paraprakPSG pas yllit të Napolit
Artikulli tjetërTonali mund të mungoj një muaj