Simon Mignolet rrezikon vendin e titullarit në ndeshjen kryesore të xhiros së tretë në Premier League përballë Arsenalit.

Numri një i Liverpoolit ishte në portë në dy ndeshjen e para në Premier League dhe dy ndeshjet kualfikuese në Ligën e Kampionëve, por duket se kjo nuk do t’i mjaftoj atij për të qenë i par ii skuadrës gjatë derbit me Arsenalin që zhvillohet sot nga ora 17.00, shkruan Korneri.net.

Sipas asaj që shkruan The Mirror, trajneri gjerman Jurgen Klopp, ka vendosur që në përbërjen e parë ta inkuadrojë portierin e dytë, gjermanin Loris Karius në vend të Simon Mignolet, që për shumë njohës futbolli është një vendim i guximshëm i strategut gjerman. /Korneri.net

Artikulli paraprakChelsea-Everton, zbulohen formacionet zyrtare
Artikulli tjetërTë hënën mbahet seminari teknik “Skautingu & Analiza e ndeshjeve”