I pranishëm në një konferencë për shtyp përpara sfidës me Aston Villa, Jurgen Klopp hodhi poshtë komentet e trajnerit të Manchester City-t, Pep Guardiola,i cili u shpreh se “të kuqtë” mbështeten nga e gjithë Anglia në luftën për titull.

“Unë jetoj në Liverpool. Ka shumë njerëz që duan të na shohin të fitojmë kampionatin, kjo është e sigurt. Por edhe këtu, është pothuajse gjysma (pjesa tjetër e popullsisë mbështet Everton). Të them të drejtën nuk e di nëse na mbështet i gjithë vendi. Nuk është ndjenja që kam kur luan jashtë, është krejt e kundërta ”, tha fillimisht trajneri i Liverpool-it përpara se të shtonte:

“Nuk e di se në çfarë situate ishte Pep (kur e bëri atë deklaratë). Skuadra e tij sapo është eliminuar nga Champions League, është e vështirë ta pranosh, ndërkohë që u kualifikuam në finale. Secili thotë çfarë të dojë. Personalisht kam thënë tashmë gjëra që nuk do t’i përsëris”, tha Klopp.

© SYRI.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here