Jürgen Klopp, menaxheri i Liverpoolit, komentoi shortin për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, i cili u rezervua kundërshtarëve të Reds të kalibrit të Milanit, Portos dhe Atletico Madridit.

“Kam qeshur shumë, për të qenë i sinqertë, sepse është një grupi tejet i vështirë. Është Liga e Kampionëve, kështu që është e ditur se ju duhet të luani me ekipet më të mira në Evropë. Natyrisht që disa prej tyre janë në grupin tonë! Ne jemi ende mjaft ambiciozë dhe do të donim të tregonim se puna e madhe e vitit të kaluar nuk ishte më kot. Kështu do t’i luajmë lojërat “, tha Klopp, përcjell Korneri.net

Pa dyshim se në bazë të përvojës, Liverpool është favoriti i grupit, por suhet pranuar se ky grup konsiderohet më i forti i mundshëm nga gjithë të tjerët. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here