Jurgen Klopp i gëzohet fitores 2-1 të Liverpool në duelin direkt për kreun e Premier League ndaj Tottenham.

Golat e Salah dhe Firminos vendosën triumfin w madh, kurse goli i Son mbeti vetëm përs statistika, por ajo që po flitet në orët e fundit ka të bëjë me lojën më të mirë të “Reds”, e që u mohua nga Jose Mourinho, përcjell Korneri.net

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Jürgen Klopp, i cili theksoi se goli i Tottenham duhej anuluar ndërsa tregoi edhe detaje nga biseda me Jose Mourinhon në fund të ndeshjes.

“Zhvilluam një ndeshje të bukur ndaj një kundërshtari të fortë. Ata shënuan, është e vërtetë që patën edhe dy raste të pastra, por, pavarësisht kësaj, ndeshjen e kontrolluam ne. E merituam fitoren dhe jam i lumtur me suksesin ndaj Spurs. Mendoj se goli i Tottenham ishte në pozicion të parregullt, por nuk ka shumë rëndësi tani. Në përgjithësi ishte një ndeshje e bukur dhe jam i kënaqur me Firminhon. Luajti një takim shumë të mirë dhe kreu lëvizjet e duhura. Biseda me Mourinhon në fund të ndeshjes? Asgjë serioze, ai shprehu mendimin e tij, nuk pati asnjë diskutim të nxehtë mes nesh“, deklaroi trajneri gjerman.

Artikulli paraprakPrizrenasit më të mirë se Ylli
Artikulli tjetërFree involving command Strikes Gambling organization Affiliated Articles