Jurgen Klopp përballet me dilemë të madhe me shtyllën kurrizore të Liverpoolit, Van Dijk, Fabinho, Henderson, Salah, Firmino dhe Mane të gjithë në dy vitet e fundit të kontratave të tyre.

Rinegocimi i marrëveshjeve të reja mund të jetë pjesa më e mirë e biznesit që ata bëjnë këtë verë, pasi nuk guxojnë në asnjë mënyrë që ti shesin apo largohen meparametra zero, ose me një shumë të vogël parash, përcjell Korneri.net

E ardhmja e Liverpool Henrderson në Liverpool është hedhur në dyshim këtë javë me bisedimet mbi një kontratë të re të bllokuar. Kapiteni i Reds ka hyrë në dy vitet e fundit të marrëveshjes së tij dhe diskutimet mbi kushtet e reja filluan para Euro 2020, por Sportsmail zbuloi se negociatat kanë ngecur dhe Henderson mund të jetë një largim i papritur.

Liverpool lejoi Georginio Wijnaldum të largohej falas këtë verë pasi kontrata e tij u prish dhe Jurgen Klopp përballet me një enigmë të madhe kontrate me shtyllën kurrizore të skuadrës së tij në dy vitet e fundit të marrëveshjeve të tyre aktuale në Anfield. Këtu janë yjet e Liverpoolit të cilët janë jashtë kontratës në verën e 2023 (Virgil van Dijk, Naby Keita, Xherdan Shaqiri, Nat Phillips, Mohamed Salah, Alex Oxlade-Chamberlain, Fabinho, Roberto Firimino, Sadio Mane), andaj duhet të përshpejtohet puna, sepse skuadrat e intersuara po e vëzhgojnë me vëmendje situatën te Liverpool. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here