Kriza financiare e klubeve evropiane pas fillimit të pandemisë po vërehet shumë.

Shumica e klubeve të pasura po kanë ose së paku kanë pasur telashe me vet futbollistët e tyre të cilët mezi apo fare nuk i kanë zbritur pagat e tyre të majme, dhe kështu ka ndikuar direkt në buxhete apo më saktë në transferime që janë shumë të vogla gjatë këtij afati dimëror, shkruan Korneri.net

Andaj, kërkesa e Jurgen Klopp pak po i befason të gjithë, sepse po kërkon një futbollist i cili nuk është aspak i njohur, së paku për momentin.

Fjala është për mesfushorin e Luksemburgut, Leandro Barreira, i cili luan te Mainz, skuadër të cilën e kishte drejtuar më herët vet strategu gjerman. Klopp është duke e ndjek lojtarin tash e sa kohë, andaj është gati të investojë për 21-vjeçarin sipas tij shumë të talentuar.

Shuma e ofruar nga Liverpool, ende nuk dihet. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here