Jurgen Klopp gati të ofrojë 300 mln euro për Naby Keita.
Kjo është shakaja e trajnerit të Liverpool, i cili thekson se merkatoja e këtij viti është totalisht e çmendur.
Të Kuqtë kanë bërë një sërë ofertash për mesfushorin por të gjitha janë refuzuar nga RB Leipzig.
Liverpool tashmë i ka dhënë fund ndjekjes së 22-vjeçarit.
“Oferta jonë e ardhshme për Keita është 300 mln euro,” shprehet gjermani për Sky Deutschland.
Keita thuhet të jetë në gjendje të largohet vitin tjetër për 55 mln euro.
Por Leipzig ka refuzuar të përfitojë më tepër nga shitja e lojtarit këtë sezon, me trajnerit Hasenuttle që ka konfirmuar qëndrimin e tij.
“Mundësia që Keita të largohet është zero. Është 100% e qartë se Naby do të luajë tek ne sezonin e ri.”