Menaxheri i Liverpoolit mendon se ekipi që nuk ka vend për Roberto Firminon është përfundimisht favoriti kryesor për titullin e kampionit të botës. Brazilianët janë duke luajtur për mrekulli që nga koha kur Tito ka marrë përsipër drejtimin e kombëtares nga Dunga, pasi që nga ajo kohë vetëm është rritur numri i fitoreve dhe brazilianët gjenden në krye të tabelës së zonës së Amerikës Jugore pas 12 xhirove.

Mesfushori i Liverpoolit, Philippe Coutinho është arkitekt i Brazilit të Tites, derisa shoku i tij Roberto Firmino shansin e tij është duke e pritur nga bankina. “Ekipi në të cilin nuk ka vend për Firminon duhet të jetë fenomenal. Sipas meje Brazili është favoriti kryesor në kampionatin e ardhshëm botëror”, ka thënë Klopp.

Përndryshe, Brazili është reprezentacioni i vetëm jo evropian në historinë e Kampionatit Botëror të Futbollit që ka fituar titullin e kampionin botëror në “kontinentin e vjetër”.

Kjo ka ndodhur në Suedi në vitin 1958, kur bota u njoftua me njërin prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave – Edson Arantes do Nascimento Pelen.

Artikulli paraprakNë prag të derbit madrilen, Simeone merrë lajmin e ditës
Artikulli tjetërMan. United e dënon rënd tifozin e flaktë, arsyeja e pabesueshme…