Anthony Joshua është kampioni më i ri i botës në boks.

Britaniku e mposhti ukrainasin Wladimir Klitschko në një ndeshje spektakolare në Londër.

Në raundin e pestë dhe gjashtë boksierët sollën spektakël. Joshua këtë ring e nisi furishëm, duke e rrëzuar Klitschkon, i cili më pas u këndell dhe grushtoi me mjaft sukses Anthony Joshuan.

Kurse në raundin e gjashtë Wladimir Klitschko ishte ai që arriti ta rrëzojë britanikun, që u ngrit më pas për ta vazhduar luftën.

Kurse në raundin e 11-të Joshua arriti ta rrëzojë dy herë Klitschkon, duke u shpallur kështu më i miri në botë.

Joshua tani mban titujt e botës IBF, WBA dhe IBO./koha.net.

Artikulli paraprakBarazim në Torino! Sampdoria nuk kishte fat….(Video)
Artikulli tjetërMan City afër mbrojtësit të Southampton