Sulmi fiton ndeshje, mbrojtja trofe. Kjo shprehje është përdorur kaq shumë në futboll, saqë është kthyer në një ligj për skuadrat dhe trajnerët.

Më shumë nga të gjithë e dinë italianët, ata të cilët janë mjeshtra të mbrojtjes. Pikërisht një skuadër nga Serie A këtë sezon ka pësuar më pak gola në Champions League, Juventus.

Djemtë e trajnerit Massimiliano Allegri kanë një arsye të fortë për të ëndërruar fitimin e trofeut, sepse deri tani kanë pësuar vetëm dy gola.

I dyti në këtë listë është Atletico Madrid, një ekip gjithashtu me prirje për t’u mbrojtur, por në një formë tjetër. Nënkampionët e Evropës kanë pësuar katër gola, po aq sa skuadra tjetër spanjolle, Sevilla, e cila sivjet me të vërtet që po mrekullon. Vendin e katërt e zë Porto me pesë gola të pësuar, ndjekur nga dy gjigantët e Francës dhe Gjermanisë, PSG-ja dhe FC Bayern, me nga shtatë. Shohim se çfarë do të triumfojë në fund, mbrojtja apo sulmi./telesport/.

Artikulli paraprakF1, Ferrari prezanton makinën e re
Artikulli tjetërVincenzo Montella ka një ëndërr