Elbasani bëhet “anglez”! Pas takimeve të shumta dhe bisedimeve intensive gjatë këtyre ditëve mes kompanisë angleze që ka shfaqur interes për skuadrën e Elbasanit, si edhe aksionarëve të klubit, mësohet se është arritur edhe një marrëveshje.

Burime të besueshme të “Panorama Sport”, pranë Bashkisë së Elbasanit, konfirmojnë se palët kanë rënë parimisht dakord për gjithçka dhe pritet vetëm firmosja e kontratës për ta zyrtarizuar përfundimisht edhe kalimin e Elbasanit në pronësi të kompanisë angleze. Këta të fundit janë të interesuar për të blerë 100% të aksioneve.

Madje, zyrtarizimi është çështje ditësh, për të mos thënë orësh, pasi me sa duket pala angleze kërkon ta mbyllë sa më parë këtë kontratë. Të njëjtat burime konfirmojnë se bëhet fjalë për një kompani serioze, e cila ka ndërmend të krijojë një ekip model në Shqipëri, duke nisur nga akademia dhe deri te skuadra e parë që përfaqëson qytetin në kampionat.

Ndërmjetësuese për këtë afrim te skuadra e Elbasanit, ka qenë vetë Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ka qenë ura fillestare lidhëse midis palëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here