Man City po thyen çdo rekord të mundshëm personal në Premier League. Skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola arriti fitore në sekondën e fundit të takimit ndaj Southampton me rezultat 2-1.

Lideri që akoma nuk ka shijuar humbjen këtë edicion në futbollin elitar anglez, arriti fitorën e 13-të, pas javës 14 në Premier League. por fati kësaj rradhe ishte me vendasit që arritën të marrin tre pikë në sekondat e fundit.

Të gjitha golat u arritën gjatë pjesës së dytë. Fillimisht Virgil van Dijk shënoi autogol për epërsinë e Man City, kurse Oriol Romeu barazoi rezultatin. Kur gjithçka po shkonte drejt fundit reprezentuesi anglez Steerling, shënoi për mos të lejuar befasi.

Man City pas javës së 14-të është lider i padiskutueshëm në tabelë me 40 pikë, 13 fitore e 1 barazim.

Artikulli paraprakNeymar-Cavani, si të ndalet PSG
Artikulli tjetërFOTO/ Shikoni çfarë bën Insigne para supersfidës Napoli-Juventus