Skuadra më e madhe kosovare Sigal Prishtina, po zhvillon një prej edicionëve më të quditshëm në histori. Ishte e pa konkurrencë gjatë fazës së rregullt të edicionit, teksa po deklasohet deri tani nga Bashkimi në ndeshjen finale me rezultat 2:0.

Kjo sikur nuk mjafton! Asnjëherë në histori të klubit në periudhën e pasluftës nuk ka ndodhur që në ndeshjet finale të skuadrës të ketë më pak shikues në palestër. Sonte Prishtinën, po e ndjekin një numër i jashtëzakonisht i vogël i shikuesve. Madje tribuna e “Plisave” është krejtësisht e zbrazët, atmosferë e zymtë në shkallët e Pallatit të Rinisë, që nuk të krijon përshtypjen e ndeshjës finale.

Artikulli paraprakMësohet skuadrat që kërkojnë Superligën me anë të barazhit
Artikulli tjetërJosa: “Ora” nuk vjen me fjalë, “ora” vjen duke zbatuar detyrat në fushë