Seria A ka dhuruar një fundjavë të veçantë këtë të shtunë dhe të diel. Katër skuadrat e para në renditje nuk kanë arritur që të shënojnë asnjë gol, duke i mbyllur ndeshjet e tyre me rezultat 0-0. Hera e fundit që kjo gjë ndodhte ishte në sezonin 1965-66.

Inter, Roma, Napoli dhe Juventus nuk arritën që të gjenin rrugën e rrjetës edhe pse kanë sulmues të frikshëm. Mbeten edhe 3 javë nga fundi i fazës së parë, teksa në 70 për qind të shanseve, kjo skuadër fiton edhe titullin kampion. Juventusi është para të gjithëve, teksa është shpallur kampion dimrit në 29 raste, Inter 17, Roma 6.

Artikulli paraprakGuardiola e bën horë Mangalan (VIDEO)
Artikulli tjetërE pabesueshme: Trajneri i Bayern mbrojti portën ndaj Frankfurt