Basketbollisti me përvojë të madhe në Evropë, Luigi Datome menjëherë pas ndarjes me skuadrën e Fenerbahçes e ka gjetur ekipin e ri.

Shuteri italian, është zyrtarizuar para pak çasteve si lojtar i skuadrës italiane, Olimpia Milano me të cilët ka nënshkruajtur një kontratë e cila e mban atë në qytetin e modës për 3 vitet e ardhshme.

“Jam vërtet i lumtur që fillova këtë kapitull të ri të karrierës time duke luajtur për një klub kaq historik dhe ambicioz, siç është Olimpia Milan me siguri,” tha Datome përmes njoftimit për shtyp në lidhje me transferimin e tij në Olimpia Milano.

Ardhja e tij shënon nënshkrimin e pestë veror për klubin italian pas Kevin Punter, Malcolm Delaney, Kyle Hines dhe Davide Moretti.

“Gigi është një lojtar që përfaqëson gjithçka që kërkojmë në një atlet: karizëm, përvojë, vlera njerëzore, zakone fituese. Jemi të entuziazmuar që kemi Gigi me ne, “theksoi menagjeri gjeneral i Milanos, Christos Stavropoulos.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here