Pas përfundimit të ndeshjes së kthimit ndaj Paris SG të cilën Barcelona e tij e fitoi 6-1, duke hyrë në histori, Raymond Domenech ish trajneri i Francës e cilësoi Lionel Messin si një futbollist të mbaruar. Deklaratat e Domenech bënë xhiron e botës pasi të flasësh në të tillë mënyrë për një lojtar që ka shkruar historinë e Barcelonës, është diçka e palogjikshme. Por, për t’i treguar Domenech-ut dhe të gjithë atyre që mendojë se epoka e Leo Messit në futboll ka përfunduar drejtuesit e Barcelonës kanë bërë gati një kontratë të re me shifra marramendëse.
Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle nëse Messi e vazhdon aventurën te Barcelona, drejtuesit e klubit katalunas janë gati t’i ofrojnë atij 40 milionë euro në sezon, që automatikisht do të bëhej futbollisti më i paguar në Evropë.

Artikulli paraprakXhaka do të jetë pasardhësi i Xabi Alonso
Artikulli tjetërIndian Wells, favoritët nuk gabojnë