Ndeshja kryesore ndoshta e ligës së parë në futbollin kosovar Vëllaznimi-Flamurtari, përfundoi pak para kohe sepse tifozët vendas hynë në fushën e blertë pas ngjarjes që ndodhi pak para fundit të duelit.
Pranë rezultatit 0:1 për Flamurtarin, mbrojtësi i mysafirëve Fidan Hasani pas një ndërhyrje jashtëzakonisht të rëndë ndaj Drilon Nuzës, dhe sipas informacioneve të Korneri.net, ky i fundit e ka thyer këmbën me ç’rast është dashur të futet në fushë edhe ndihma e shpejtë (autoambulanca).
Kjo foto vjen ekzkluzivisht për redaksinë tonë ku shihet autoambulanca duke e bartë Nuzën dhe dërguar direkt në spital.

Artikulli paraprakCeltic fiton titullin 8 javë para
Artikulli tjetërFiton Partizani, “largon” Skënderbeun nga titulli