Në verë Ivan Peric ishte pranë kalimit për tek Manchester United. Jose Mourinho ishte gati të jepte deri në 50 milionë euro për kroatin, por pastaj diçka ndodhi dhe transferimi nuk u realizua. Deri disa muaj më parë, Mauro Icardi vërtet ishte kapiteni i Interit, por ishte në luftë me tifozët e ashtuquajtur “ultrasë” dhe thuhej se Maradona e Messi nuk e lejonin të luante në kombëtaren e Argjentinës.

Sot, kjo dyshe është shtylla e Interit të Luciano Spallettit që doli më në fund në krye të Serisë A. Perisic shënoi 3 gola në triumfin 5-0 ndaj Chievos, ndërsa Ikardi shtoi një tjetër, përveç golit të realizuar nga mbrojtësi 22-vjeçar sllovak Skriniar.

Këtë sezon, Icardi e Perisic janë “binjakët” e golit për zikaltërit dhe çdo skuadër që synon trofe të mëdhenj duhet të ketë sulmues dhe realizues të mëdhenj. Të dy së bashku kanë tundur 23 herë rrjetat, duke qenë dyshja më e mirë e Serisë A, e duke lënë pas Dybala-Higuainin me 21 si dhe Mertens e Callejon me 15. Icardi mbërriti në kuotën 94 me Interin, duke qenë tani në vendin e 10-të në renditjen e të gjitha kohëve, ndërsa Perisic me 7 gola këtë edicion, synon të thyejë rekordin e vjetshëm që e pati 11.

Artikulli paraprakI befason të gjithë me këtë deklaratë!
Artikulli tjetërMe përgjigjjen e tij Icardi godet keq Real Madridin