Pas vështirësive në fillim të sezonit, Barcelona duket se ka rigjetur qetësinë, sepse pasditen e sotme ia doli të regjistrojë fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe të katërtën në 5 javët e fundit.

Katalanët triumfuan me rezultatin e thellë 0-4 në transfertën e vështirë ndaj Granadës, teksa protagonistë absolutë ishin yjet e skuadrës, Lionel Messi dhe Antoine Griezmann, të cilët shënuan nga dy gola secili.

Ishte pikërisht sulmuesi francez që zhbllokoi sfidën në minutën e 12’, ndërsa pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-3, pasi Messi shënoi dy herë në portën e Granadës dhe mbylli llogaritë e ndeshjes.

Në minutën e 63-të ishte sërish Griezmann që shënoi golin e katërt për Barcelonën dhe të dytin personal, ndërsa Granada luajti 15 minutat e fundit me një lojtar më pak, pasi Vallejo u ndëshkua me karton të kuq për një faull si lojtari i fundit.

Me këtë fitore Barcelona konsolidon pozitat në vendin e tretë, tani me 34 pikë, vetëm 4 më pak se Atletico Madrid që kryeson renditjen, por vlen të theksohet se Los Colchoneros kanë zhvilluar tre ndeshje më pak këtë sezon.

/Supersport.al

Artikulli paraprakThe Porn Dude
Artikulli tjetërKthehet Dortmundi i dikurshëm, fitore te Leipzig