Trajneri të cilin Kombëtarja e Shqipërisë e shkarkoi nga stoli i Serbisë, tri vite më parë në Beograd, njëkohësisht një emër i njohur, Dick Advocaat, mund të rikthehet sërish në drejtimin e një përfaqësueses holandeze, merr vesh Korneri.net.

Holanda, përfaqësuese kjo që po përballet me problemet më të mëdha në katër dekadat e fundit në futboll, dhe me ndryshimin e madh të gjeneratës, bashkë me të po kanë telashe edhe trajnerët të cilët po e humbin punën e tyre për një kohë shumë të shkurtër.
Sipas të gjitha gjasave për herë të tretë në karrierën e tij Dick Advocaat do të jetë i pari i “tulipanëve”, ndërsa përkrahu do të ketë të famshmi, Ruud Gullit. Advocaat po e zëvendëson të shkarkuarin Danny Blind, ndërsa 70-vjeçari më herët drejtoi Holandën gjatë viteve 1992/1994 dhe 2002/2004.

Artikulli paraprakKastrioti mposhti Prishtinën, dhe depërtoi në finale të Kupës së Kosovës
Artikulli tjetërF1, dominim total i Ferrarit në provat e lira të Sochit