Futbollisti i madh brazilian Ronaldinho, gjatë gjithë kohës që ka luajtur futboll na ka mahnitur të gjithë me aftësitë e tij në kontrollin e topit dhe me driblimet e tij. Por Ronaldinho ka parë nga afër një femër të talentuar që e ka mahnitur këtë të fundit. Në ndeshjen e PSG-së, 17-vjeçarja Lisa Zimouche ka befasuar Ronaldinhon me aftësitë e saj në kontroll të topit.

Francezja ka bërë disa lëvizje të bukura në brendësi të stadiumit dhe është duartrokitur nga Ronaldinho. Në fund braziliani i habitur nga performanca e talentes 17-vjeçare franceze e ka përqafuar duke i thënë se është një gjeni në këtë sport.

Artikulli paraprakU zhvesh kur Leicester fitoi titullin, sot “çmendet” për shkarkimin e Ranierit
Artikulli tjetërKëmbë e kokë i “dashuruar” me Milanin: Bacca refuzon multimilionët kinez për 18-herë kampionin italian