Filloi të festonte dhe të përshëndeste publikun në hapat e fundit kur kuptoi se nuk mund të thyente rekordin botëror, por ishte duke thyer rekordin Olimpik. 21-vjecari Conseslus Kipruto dominoi finalen e 3000metrave me pengesa, me kohën 8’03”28 theu rekordin Olimpik dhe konfirmon traditën e madhe të kenianëve në këtë specialitet.

Në Rio bashkë me të riun Kipruto ja doli edhe “veterani” Ezekiel Kemboi , ftiues i medaljes së artë në Athinë 2008 dhe Londër 2012, i cili në Rio fitoi medaljen e bronxit. Ka një rivalitet mjaft të ndezur mes të dyve, ndërkohë që mes tyre u fut Evan Jager i cili fitoi medaljen e argjendtë. Në garën mes tyre, gjithsesi duhet përmendur se supermacia e Kiprutos , i ciili është i pamposhtur këtë sezon me plot 5 konfirmime dhe në Diamond League, ishte e pakontestueshme. Shkëputjen vendimtare e bëri 35 metra nga fundi, pastaj pjesa tjetër e garës për të ishte pasarelë. Jager zuri vendin e dytë dhe kishte festë të madhe për të, pasi Shtetet e Bashkuara nuk arrinin një rezultat të tillë në këtë garë që nga medalja e artë e Horace Ashenfeleter në Helsinki 1952, ndërsa medalja e fundit me yje e shirita i përkiste Brian Diemer që fitoi të bronztën në Los Angeles 1984.

 

Nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen ndërkohë debutimi i Caster Semenyas, atleteës që është akuzuar shpesh se është mashkull dhe nuk duhet të garojë te femrat. Afrikanojugorja, në baterinë e saj të 800 metrave, u përpoq të mos binte shumë në sy, duke qendruar në brendësi të grupit , por kur duhej nuk mund të mos merte inisiativën. Mori komandën kur mungonin edhe 120 metra nga fundit, kontrolloi situatën dhe e mbylli si fituese , pa u sofrcuar me kohën 1’59”31. Polemikat mund ti konsideroni sërish të garantuara.

 

Raporti: Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here