Strategjia e pronarëve të rinj të Milanit është e qartë: të shkruhet një faqe e re në historinë e klubit kuqezi. Për t’i qëndruar besnik këtij “betimi” duhet ndërprerë çdo lidhje me epokën e vjetër.

milan kinezet prezantimi

E përditshmja italiane “La Repubblica” raporton se nga muret e klubit janë hequr disa foto që paraqesin sukseset më të mëdha të epokës Berlusconi. Në fakt, heqja e kujtimeve berluskoniane është një sinjal i qartë që klubi po kthen faqe në çdo aspekt.

fasone milan

Një tjetër detaj që vërteton erën e ndryshimit që ka kapluar ambientin kuqezi ishte vendi i Adriano Galianit në tribunën VIP, ku për herë të parë pas 31 vitesh pamë të ulej administratori i ri i “Djallit”, Marco Fasone.

Artikulli paraprakTifozët e Malmoes për Ibrën: Zllatan, në Suedi luan edhe me një gju!
Artikulli tjetërHodhi motorin në “San Siro” 16 vjet më parë, përfundon në burg! (Video)