Gjatë ditë së kaluar “Korneri.net” raportoi se zyrtarët e Milanit e kanë mbyllur marrëveshjen me klubit spanjoll Villarreal për mbrojtësin Mateo Musacchio dhe janë afër marrëveshjes edhe me Atalantan për mesfushorin nga Bregu i Fildishtë Franck Kessie, mirëpo këto dy lajme nuk janë të vetmët gjatë 24 orëve që lidhen me merkaton dimërore të skuadrës nga “Milanello”.

Sipas mediave italiane, zyrtarët e Milanit kanë avansuar bisedimet me Sassoulon për mesfushorin e jashtëzakonshëm Alfred Duncan, i cili javë më parë pati theksuar se pikërisht Milani është ekipi i ëndrrave të tij, kështu që finalizimi i marrëveshjes është më se i mundur, pasi edhe detajet financiare tashmë janë përafëruar./Korneri.net.

Artikulli paraprakBuffon feston në Monaco një të arritur personale
Artikulli tjetërBuffon priti të gjitha, Higuain tregohet i madh (Video-golat)