Është e pashpjegueshme sa ofrojnë kinezët për Andres Iniestan.

Transferimi i tij ën Kinë duket e paimagjinueshme, por kur Xavi Hernandez kaloi në Katar për miliona euro, Iniesta nuk do të duhej as të mendonte dy herë në ofretën që i është ofruar atij, përcjell Korneri.net.

Sipas “Sport.es”, Iniesta është joshur nga ofertat e majme që kapin shifrën prej 35 milionë euro neto në sezon, dhe tashme duhet të marrë vendimin e transferimit ose jo në Superligën Kineze. Mesfushori spanjoll, prej vitesh është një nga lojtarët kyç në formacionin katalanas, dhe trajneri Valverde nuk dëshiron të humbasë një futbollist me vlerat e tij. Megjithatë, duke marrë parasysh edhe moshën e Iniestas 33-vjeç, është momenti i fundit t’i thotë po një ofertë të tillë. /Korneri.net

Artikulli paraprakBrozovic dhe tifozët e Interit sërish duhen mes vete!
Artikulli tjetërKryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi priti në takim krerët e FFK-së