Mediat britanike spekulojnë që kapitenin e Manchester United, Wayne Rooney po e mundojnë shifat marramendëse që po i vijnë atij nga Kina e largët.
Pasi braziliani Oscar kaloi në kampionatin kinez për rekord 61 milionë euro, futbollin anglez po e prek Superliga kineze sërish, pasi këtë herë kërkohet ikona e e ishullorëve, Wayne Rooney. Sipas “The Mirror”, 31-vjeçarit po i ofrojnë skuadrat Guangzhou Evergrande dhe Beijing Guoan nga 820.000 euro në javë, që do ta bënin atë futbollistin më të paguar në botë. Rooney po mendohet, sepse kjo ofertë vështirë refuzohet.