Të hënën shkruajtëm të parët për gjendjen e fushës së futbollit në Skenderaj, ndërsa tash është gjendja edhe më e rëndë.

KF Drenica ka publikuar një foto të stadiumit në Skënderaj pas reshjeve të shiut, duke i’a shtuar edhe një komunikatë, shkruan “Korneri.net”.

“Vështirë të besohet se mund të ketë ndeshje futbolli këtë fundjavë në superligën e Kosovës. Reshjet e shiut që po vazhdojnë ende dhe pritet të vazhdojnë deri te dielën i kanë kthyer fushat e futbollit në Kosovë në pishina olimpike. Kjo foto është bëre sot në stadiumin “Bajram Aliu”, por me siguri kështu janë të gjitha fushat e futbollit në Kosovë, thuhet në kominikatën e KF Drenicës.

Artikulli paraprakVala Superliga: Përballje “titanësh” të futbollit kosovar në xhiron e 18-të
Artikulli tjetërFerizaj mburret me lojtarin e tij, ja pse?