Kjo foto tregon gjithçka.

Stadiumi në Skenderaj “Bajram Aliu” ka marr këtë pamje siç po e shihni në këtë foto, dhe në kushte të tilla është shumë vështirë edhe të imagjonohet loja e radhës që Drenica e luan në shtëpi me Lirinë e Prizrenit, shkruan Korneri.net.

Mirëpo, sipas burimeve te redaksisë tonë, kjo ndeshje me shumë gjasë nuk do të luhet të Skenderaj nëse fusha do të jetë e tillë deri në mërkurën kur edhe stadiumi do të inspektohet nga zyrtarët e FFK-së. Në rast se kushtet do të jetë sin ë këtë foto, atëherë me shumë gjasë loja do të luhet në Drenas, sepse siç mesojmë zyrtarët e Drenicës do të kërkojnë nga FFK-së, që loja të luhet në Drenas.
Në këtë kohë të dimrit duhet ta kemi të gjithë të qartë se nuk mund të shohim lojëra të mira sepse lojtarët nuk mund ta dëshmojnë vetën, andaj as klubet nuk kanë shumë faj në këtë drejtim sepse klima në Kosovë nuk na lejon të luajmë kaq gjatë kur jemi në prag në muajit dhjetor. /Korneri.net

Artikulli paraprakFOTO/ Gattuso bën revolucion, ja si pritet të luajë Milani me të
Artikulli tjetërInter blindon Icardin, 200 mln euro klauzola