Kanë përfunduar të gjitha duelet e ditës së diel në kuadër të javës së 20-të në Ligën e Parë, me ç’rast janë regjistruar rezultate mjaft interesante, raporton Gazetasheshi.com.
Vushtrria triumfoi bindshëm përballë 2 Korrikut, sikurse që bëri edhe Ferizaj në udhëtim te Vitia, ndërkohë që Ballkani triumfoi në fundin e ndeshjes përballë Kikës.
Më poshtë i keni të gjitha rezultatet e diel:
Vitia – Ferizaj 0-3
Vushtrria – 2 Korriku 4-0
Trepca – Dukagjini 1-0
Bashkimi – Hajvalia 0-0
Kika – Ballkani 0-1