Sipas burimeve të fundit spanjolle, Cristiano Ronaldo kërcënon me largim nga Real Madridi nëse klubi vendos të transferojë njërin nga lojtarët si Eden Hazard apo Antoine Griezmann.
Nuk është fshehtësi që futbollisti më i mirë i Realit ndikon direkt në klub dhe politikën e transferimeve, derisa e përditshmja spanjolle “DarioGol”, shkruan e statusin e tij Ronaldo po e shfrytëzon si alibi për tu larguar nëse nuk i plotësohen këto kushte nga Zinedine Zidane e sidomos Florentino Perez.

-dëshiron ta ndërroj portierin Navas me njërin nga David de Gea apo Thibaut Courtois

-dëshiron një parner tjetër të Sergio Ramos, sepse i ka kaluar koha portugezit Pepe, kurse Varane dhe Nacho nuk janë sa duhet cilësor

-kërkon një playmaker i cili do ta ndihmoj kur të plaket edhe pak

-nuk dëshiron të luajë në sulm me Benzeman dhe kërkon një numër 9 të fortë

-ka dhënë dritën e gjelbër për të biseduar me Aubameyang, Dybala, Dembele dhe Mbappe

-kushti i fundit dhe kryesor ka të bëjë me Hazard apo Griezmann, futbollistë këta që nuk i dëshiron assesi në klub ngase nuk mund ta ndajë kurorën e tij me ta, andaj ka kërcënuar me largim nëse Perez vendos t’i transferojë.

Edhe pse është lider në La Liga dhe në Edhe pse është lider në La Liga dhe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, zyrtarët e klubit po i vizatojnë konturat e të ardhmes sepse kërkojnë vazhdimësi të sukseseve. Mos të harojmë se Ronaldo i ka 32 vjet, Modric dhe Ramos nga 31, kurse Pepe tashmë nuk llogaritet, andaj gjaku i ri në klub është mëse i domosdoshëm.

Artikulli paraprakShqipëria e nis me fitore, mposht në fund Kosovën
Artikulli tjetërÇfarë fati i keq për Bayern Munchen