Në periudhë merkatoje, shpenzohen shuma të mëdha parash nga klubet, e megjithatë shifrat stratosferike nuk janë garantues i suksesit.
Në Premier League, klubet si Manchester United, Chelea dhe Manchester City nuk janë kursyer për të afruar yje dhe e kanë kaluar kufirin prej 100 milionë eurosh.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe Milan në Itali, duke afruar emra me peshë më qëllim për t’u rikthyer në majë të futbollit vendas dhe atij të kontinentit.
Por të harxhosh nuk do të thotë se rezultati do jetë i suksesshëm. Në vazhdim, janë 7 dështimet më të mëdha të historisë së klubeve.
- Liverpool | 2014 | €160m
Pas ikjes së Luiz Suarez te Barcelona u blenë: Mario Balotelli, Adam Lallana, Dejan Lovren, Lazar Markovic dhe Alberto Moreno. Por fytyrat e reja dështuan dhe të kuqtë vuajtën jo pak në shtëpi dhe Champions. Vetëm Lallana dhe Lovren i bënë gjërat si duhet.
- Juventus | 2009 | 55 milion Euro
Që nga rikthimi i tyre në Serie A në vitin 2007, gjigandët e Torinos nuk ishin në gjendje të sfidonin me të vërtetë për Scudetton. Sjellja e dyshes braziliane Diego dhe Felipe Melos, e gjithashtu të mbrojtësit me përvojë Fabio Grosso, kishte për qëllim t’i kthente ata në konkurrentë seriozë të titullit. Gjërat dolën ndryshe, pasi të tre dështuan te Juve dhe situata u përmirësua vetëm kur Antonio Conte morri drejtimin e ekipit në vitin 2011.
- Lazio | 2001 | 120 milion Euro
Klubi lacial nuk u përmbajt në tregun e blerjeve, pasi drejtuesit ëndërronin të bëheshin pjesë e elitës evropiane. Gaizka Mendieta, Darko Kovaçeviç, Stefano Fiore, Giuliano Giannichedda dhe Jaap Stam u blenë dhe Lazio dukej si pretendente në letër. Megjithatë, mesfushori spanjoll dështoi në Serie A, ndërkohë që Kovaçeviç ishte po aq i pafat. Vetëm mbrojtësi holandez plotësoi pritshmëritë. Megjithatë, Lazio nuk arriti të fitonte ndonjë medalje.
- Chelsea | 2003 | 155 milion Euro
Duke sjellë aq shumë lojtarë, ku pasuria e Roman Abramovich u përdor për mirë, histori të sukseshme do të ketë. Marrëveshjet për Claude Makelele, Damien Duff dhe Joe Cole sollën rezultate, por përpjekjet e tyre u zbehën nga një performancë e dobët e Juan Sebastian Veron, Adrian Mutu, Hernan Crespo dhe Alexey Smertin.
- Tottenham | 2013 | 150 milion Euro
Londinezët vendosën të shpenzojnë shumë pas shitjes së Gareth Bale dhe sollën lojtarë të tillë si Roberto Soldado, Erik Lamela, Vlad Chiriches, Paulinho, Nacer Chadli dhe Christian Eriksen. Ndërsa danezi ishte një sukses në “White Hart Lane”, të njëjtën gjë nuk mund ta themi për blerjet e tjera të klubit, të cilat nuk arritën të përmbushnin asnjë nga aspiratat e klubit, e shumë më pas lëvizën.
- QPR | 2012 | 50 milion Euro
Vetëm pak pas shmangies së rënies nga kategoria në 2011-12, QPR bleu shumë lojtarë si Ji-Sung Park, Jose Bosingëa, Julio Cesar, Esteban Granero, Stephane M’Bia dhe Loic Remy. Ata patën buxhetin më të madh të pagave, jashtë 7-shes më të mirë të Premier League-s. Por kjo nuk pati dobi, pasi përfunduan në vend të 20 dhe ranë nga kategoria.
- Anzhi 2011 | 115 milion Euro
Ekipi i Dagestanit siguroi lojtarë si Roberto Carlos, Samuel Eto’o, M’bark Boussoufa, Jucilei dhe Mehdi Carcela, pasi ata synonin të arrinin majat e futbollit rus. Përfundimisht, ata nuk arritën të bëheshin pjesë e elitës ruse të futbollit, dhe u detyruan të shesin të gjithë yjet e tyre, kur pronari pasanik Sulejman Kerimov ndërpreu investimet, duke e çuar ekipin drejt rënies në 2014.