Magjia e Champions Leagues rikthehet sërish në mbrëmje me ndeshjet e para gjysmëfinale të Champions Leagues.

Derbi i Madridit do të vendosë përballë Realin dhe Atleticon të cilat do të luftojnë sërish për një biletë në finalen e madhe të Cardifit.

Më poshtë kemi publikuar 5 faktet përse Real Madrid do kualifikohet ndaj Atleticos.

1-Zinedine Zidane nuk ka humbur asnjë ndeshje ndaj Atleticos gjatë kohës kur ishte futbollist me Realin duke fituar gjashtë përballje dhe barazuar dy.

2-Prej sezonit sezonit 2015/16 ku Reali barazoi pa gola ndaj Manchester Cityt, tashmë skuadra e Zidanes është një makineri golash pasi ata kanë shënuar në plot 58 ndeshje radhazi.

3-“Los Blancos” kishin një ecuri prej 12 ndeshjesh radhazi pa humbje (10 fitore dhe 2 barazime), para se të mundeshin nga rivalët historikë të Barcelonës më 23 prill.

4-Real i Madridit merr pjesë 28 herë në gjysmëfinalet e një kompeticioni evropian ku në total ata kanë siguruar 14 herë finalen e madhe, ndërsa 13 herë janë eliminuar.

5-Ronaldo është një “makth” për Atleticon, pasi ka arritur që t’i shënojë 18 herë në 27 ndeshje.

Artikulli paraprakCleveland dhe Houston realizuan fitoret e para gjysmëfinale
Artikulli tjetërPSG e gjenë pasuesin e Emery! I premtojnë dhuratë supertalentin e Monacos….