Janë mbyllur të gjitha 10 ndeshjet e ditës së sotme të rrethit të tretë në Kupën e Kosovës në futboll. Skuadrat favorite edhe këtë herë dominuan ndaj kundërshtarëve, duke u plasuar tutje.

Derbi i këtij rrethi i zhvilluar në Gjilan, në mes Dritës e Feronikelit i takoi “Intelektualëve”, me rezultat 3-0, shkruan Korneri.net

Fitorën më bindëse e regjistroi Vushtria ndaj Ramiz Sadikut, kurse dy ndeshje nuk u zhvilluan Vëllaznimi – Behari dhe Rahoveci – Galaksia.

Këto janë rezultate komplete të rethit të tretë të Digitalb Kupës:

Kosova P. – Kika 4:1

Istogu – Vitia 2:0

Besa – Trepça ’89 0:4

Ulpiana – Drenica 1:5

Flamurtari – Prishtina 2:3

Drita – Feronikeli 3:0

Liria – KEK-u 4:1

Vushtrria – Ramiz Sadiku 6:1

Rahoveci – Galaksia (Ndeshja nuk u zhvillua)

Vëllaznimi – Behari (Mysafirë nuk u paraqitën në fushë)

Të premten, në orën 13:00, në selinë e FFK-së, do të bëhet tërheqja e shortit për rethin e katërt të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll

Artikulli paraprakRamadani “godet” fuqishëm lojtarët e Feronikelit pas eliminimit nga Digitalb Kupa e Kosovës
Artikulli tjetërPresidenti Hashim Thaçi dekoroi presidentin e KOK-ut, Besim Hasani, me Medaljen Presidenciale të Meritave