Me përfundimin e edicionit 2017/18, do të ketë shumë largime dhe afrime në skuadra të ndryshme të Superligës, edhe pse ende nuk ka filluar afati kalimtar shkruan korneri.net.

2 largime pritet të ndodhin te skuadra e Drenicës, e cila mbylli nje edicion të suksesshëm duke arritur objekivat e parapshtruara në fillim të stinorit.

Kontribut në këtë aspekt dhanë edhe dy futbollistët e ardhur nga Shqipëria, në fillim të stinorit pranveror. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Arsen Sukaj e sulmuesin Denis Peposhi, që për 6 muaj ishin pjesë e skuadrës dhe kontribuan jashtëzakonisht shumë për skuadrën “Kuqezi”, nga Skenderaj.

Sykaj ishte titullar i padiskitueshem teksa Peposhi edhe pse shpesheherë u inkuadra në lojë nga banka rezervë arriti të shënoi 6 gola në eksperiencën e tij të parë në Kosovë.

Tani që të dy janë pa kontratë me skuadrën e Drenicës, pasi marrëveshja paraprake ishte për 6 muaj dhe janë të hapur për oferta të reja qofshin ato nga Shqipëria apo Superliga e Kosovës.

Artikulli paraprakNainggolan jashtë listës së Belgjikës!!! Çudia më e madhe e vitit
Artikulli tjetërKastriot Rexha: Dallku kryt e fort!