E pamë të gjithë se si dukeshin fushat e futbollit fundjavën që lam pas.

Nga balta e madhe në fushën e Gjilanit, nuk dukesh mirë lojtarët në fytyrë gjatë derbit më të madh të futbollit në Vala Superligë, Gjilani-Drita, dhe pa dyshim se janë shumë faktor që ndikuan që ndeshja të mos dhuroj gola, shkruan Korneri.net.

Fare më e mirë nuk ishte as fusha në Drenas në derbin tjetër Feronikeli-Prishtina, që poashtu përfundoi 0:0, pasi edhe aty balta e madhe nuk lejoi lojë të mirë dhe raste në mënyrë që adhuruesit e futbollit të shohin ndonjë gol.
Por, katastrofa më e madhe është para nesh, sepse në mesjavë luhen ndeshjet e Digitalb Kupës së Kosovës.

Si mund të luhen tri ndeshje në të njëjtin stadium?!

Dikujtë në FFK-së, është dashur t’i bie ndër mend se stadium në Gjilan nuk ka kapacitet t’i organizojë tri ndeshje për tri ditë me radhë, pasi siç janë tashmë edhe kushtet klimatike, kjo është apsolutisht e pamundur.
Mund të paramendoni si do të duket fusha të enjtën aty ku Vllaznia do të luaj kundër Llapit, kur para kësaj ndeshje të martën luan Gjilani me Rininë, pastaj të mërkurën edhe Drita-Feronikeli.

Me sa jemi në dijeni dhe aq sa posedojmë rregulla në mbarë botën, asnjë stadium në planetë nuk ka organizuar tri ndeshje të Kupës apo edhe kampionale në të njëjtin stadium për tri rresht, e kjo do të ndodh këtë mesjavë në Gjilan.

E çuditshme apo jo! /Korneri.net

Artikulli paraprakGjyqtaret e ndeshjeve të Digitalb Kupës, ndeshja kryesore në Gjilan referohet nga…
Artikulli tjetërEkskluzive/Batatina lanson “bombën” e radhës: Në Evropë, Llapi do ti bëjë krenarë gjithë shqiptarët, jo sikur Trepça ’89 dhe Fc Prishtina….