Marouane Fellaini ka menduar se mund t’iu ikë gazetarëve në Paris.

Anëtari i Manchester United, i cili për shkak të lëndimit do të mungoj edhe pak ditë apo javë dhe për këtë arsye nuk është ftuar fare nga Jose Mourinho për ndeshjen e radhës ndaj Benficas, megjithatë reprezentuesi belg u fotografua te hoteli ku qëndron klubi PSG, që po bëhej gati për ndeshjen ndaj Anderlecht, shkruan Korneri.net.

Pavarësisht përpjekjeve të tij për të mos rënë në sy, gazetarët, që po ndiqnin zhvllimet hap pas hapi, e kanë njohur, ndonëse një kapelë e madhe që mbante në kokë e komuflonte thuasje në perfeksion.

Duket qartë se ky takim duhej të ishte sekret, por gazetarët e kanë njohur Fellainin i cili hyri në automjetin e tij dhe u largua me shpejtësi, për t’iu shmangur pyetjeve. Gjithkujt i lind e drejta të mendojë se ndoshta drejtuesit e PSG-së po planifikojnë transferimin e tij në “Parc de Prince”, diçka që tashmë po flitet në Angli, e kjo nuk i ka pëlqyer spak portugezit Mourinho. /Korneri.net

Artikulli paraprakMediat serbe prodhojnë skandal…pa ndodhur gjë
Artikulli tjetërPartizani i Beogradit u frikësohet shqiptarëve, rojë shtesë dhe ushqim me vete