Sa herë që përmendet kampioni evropian apo spanjoll siç është Real Madrid, gjithmonë mendojmë pr suksese.

Por, këtë herë kështu nuk është pasi start ii këtij edicioni për mbtretërit nuk ka qenë ashtu siç pritej, bile edhe më keq pasi kanë kaluar shumë vite kur Reali nuk ka startuar më dobët se këtë edicion, shkruan Korneri.net.

Saktësish 19 vite më parë Reali kishte startin më të dobët dhe negative në shtëpi. Në shtatë ndeshje të zhvilluara deri më tash në “Santiago Bernabeu”, skuadra e Zinedine Zidane ka shënuar vetëm tri fitore, barazoi në tri të tjera dhe një humbje. Për ta krahasuar këtë rezultat negatin duhet ktheyr në ediconin 1998/99, poashtu pas suskesit të madh që kishte në Champions League.

Me trajnerin e atëhershëm Guss Hiddink, los blancos patën shënuar tri fitore, dy barazime dhe dy humbje. Në atë edicion gjërat shkuan shumë keq pasi ishin eliminuar nga gara kryesore evropiane në çerekfinale dhe në gjysmëfinale të Coppa del Rey, kurse Hiddink ishte shkarkuar në xhiron e 23…/Korneri.net

Artikulli paraprakE sigurtë: Kaka kthehet te Milan
Artikulli tjetërMediat serbe prodhojnë skandal…pa ndodhur gjë