????????????????????????????????????

Dje është zhvilluar xhiroja e fundit e kampionatit të Kosovës në futboll për femra sa i përket sezonit vjeshtor, me Hajvalinë dhe Mitrovicën me pikë të njejta 34, por në dallim për nga golavarazhi, shkruan “Korneri.net”.

Nga 13 takime të zhvilluara ato Hajvalia dhe Mitrovica kanë shënuar nga 12 fitore dhe takimi i ndërsjelltë ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0.

Në bazë të goldallimit, titulli i stinorit të vjeshtës i takon Hajvalisë me /123:3/ +120 gola, kurse Mitrovica 111:2/+109/, çka do të thotë se Hajvalia ka +11 gola dallim krahasuar me Mitrovicën.

Në bazë të këtyre rezultateve ndeshjet e pranverës do të jenë përcaktuese se cilat nga këto dy skuasra do të nderohen me titullibn e kampionit për edicionin 2017/2018./Korneri.net.

Artikulli paraprakAustralia shkoi në Botëror, trajneri dorëhiqet për t’u dhënë shansin të tjerëve
Artikulli tjetërJuventus – Barcelona, formacionet e munëdshme