Casemiro ishte autori i golit të dytë për Real Madridin në përballje kundër Deportivos në “Riazor”, në fitoren e mbretërve 0:3, por ky gol theu një rekord.
Goli i realizuar nga mesfushori brazilian ishte i rrallë, spektakolar dhe vetëm një klub si Reali ka mundur ta bënte.
Deri në finalizimi i akcionit Realit iu deshtën 44 pasime, apo 107 sekonda mbajtjen e topit duke mos e prek në asnjë moment Deportivo.
Në këtë gol u përfshinë të gjithë 11 lojtarët e Realit duke nis nga portiere Navas, shkruan Korneri.net.
Nga gjitha këto prekje të topit, më së shumti të involvuar ishin Isco dhe Modric që kontaktuan me topin nga tetë herë, kurse Kroos gjashtë.
Ky rekord mbahej nga vet Real Madridi i edicionit 2005/06, ndërsa edicionin e kaluar Reali pati shënuar gol ndaj Valencias pas 38 pasimeve dhe 105 sekonda mabjtje të topit. /Korneri.net