Cristiano Ronaldo është njëri prej futbollistëve që më së miri i gjuajn penalltitë në Evropë ndoshta edhe më gjerë, por edhe ai ka dikë që sa herë i del përpara e ka problem për ta mposht edhe nga 11 metra.
Nëse nuk e keni ditur mësone tani këtë statistikë shumë interesante, shkruan Korneri.net.

Portieri brazilian Diego Alves është “mace e zezë”, për CR7 sepse sot për herë të tretë në karrierë ia ndali gjuajtjen nga penalltia. Alves bëhet portieri i vetëm në histori apo në karrierën e Ronaldos që ia ndal tri penallti.

Herën e parë Alves ia ndali gjuajtjen më të rëndë në futboll Ronaldos sa ishte pjesë e Almerias, më pas te Valencia dy vite më parë, dhe kjo ishte hera e tretë që ai i tha “jo” Ronaldos, shkruan Korneri.net.

Duhet shtuar edhe këtë se Alves është specialist i pritjeve të penalltive pasi ishte kjo hera e gjashtë sivjet që neutralizon gjuajtjet e kundërshtarëve nga 11 metra, dhe hera e 22 nga 47 sa ishin gjuajtur në drejtim të tij./Korneri.net

Artikulli paraprakMarcelo “hero” i Real Madridit
Artikulli tjetërMilan afër marrëveshjes së madhe, mbrojtësi fantastik e zbulon dëshirën e madhe….