Milan ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar nga Vincenzo Montella për dy duelet vendimtare të rosonerëve të cilët kërkojnë një vend në garën e dytë të rëndësishme në futbollin evropian, pikërisht përballë skuadrës shqiptare Shkëndija e Tetovës, shkruan Korneri.net.

Rosonerët kanë përpiluar dy lista, atë A dhe B, ndërsa në të dytën janë të përfshirë shtatë, përfshirë edhe portierin Gigi Donnarumma, kurse janë përfshirë dy blerjet e fundit, Bonucci dhe Biglia.
Kuptohet, në listën e parë duhet të jenë 25 futbollistë, mirëpo deri në mesin e këtij muaji, Milan po shpreson shumë se do të tranmsferojë edhe së paku dy lojtarë, (Kalinin-Ibrahimovic), në mënyrë që edhe të jetë në listën definitive në UEFA.

Lista A (emrat zyrtarë)
Abate 20, Antonelli 31, Biglia 21, Bonaventura 5, Bonucci 19, Borini 11, Conti 12, Calhanoglu 10, Donnarumma A. 90, Gomez 15, Kessie 79, J.Mauri 4, Montolivo 18, Musacchio 22, Niang 94, Paletta 29, Rodriguez 68, Romagnoli 13, André Silva 9, Sosa 23, Storari 30, Suso 8, C. Zapata 17

Lista B
Calabria 2, Cutrone 63, Donnarumma G. 99, Gabbia 46, Guarnone 75, Locatelli 73, Zanellato 45

/Korneri.net

Artikulli paraprakRonaldo i bashkohet skuadrës në Shkup
Artikulli tjetërEdhe një lojtar cilësor te Galatasaray