Drita është shpallur zyrtarisht kampion i Kosovës për herë të dytë në histori të klubit, shkruan korneri.net.
Skuadra e Bekim Isufit për të arritur sukses të tillë pati në secilin repart futbollistë mjaft kualitatv që e bën Dritën skuadër të pathyeshme. Sulmuesit e gjilanasëve ishin në element gjatë gjithë vitit andaj me meritë ishin më të mirët me 53 gola të shënuara.
Kastriot Rexha me 14 gola ishte më efikasi, teksa futbollisti tjetër i jashtëzakonshmi Xhevdet Shabani pati 10 sosh, pas tyre rradhitet qendërmbrojtësi Fidan Gerbeshi me 7 gola të gjitha nga penalltia, kurse Astrit Fazliu pati 4, ndërkohë nga 3 gola patën Bujar Shabani, Letotrim Kryeziu, Haxhi Neziraj e Përparim Livoreka.