Sipas gazetës iberike Sport.es, Barcelona mund të duhet të përfshijë Franck Kessié, i cili sapo ka kaluar nga Milan në një transferim të lirë, që ta fusin në listën e të larguarve .

Përveç mesfushorit nga Bregu i Fildishtë, në listën e “sakrifikuesve” të Xavi do të ishin edhe Jordi Alba, Depay, De Jong dhe Pique. Hipoteza më e akredituar, sipas Sport.es, do të ishte huazimi i Kessié në janar, duke arritur kështu të mos përballojë pagën për të paktën gjysmën e sezonit, përcjell Korneri.net

Mesfushori i fuqishëm me fanellën e Barcelonës deri më sot ka shënuar vetëm 118 minuta në ndeshjet zyrtare, duke e shënuar një gol, dhe atë në Champions League ndaj Plzen. /Korneri.net

Artikulli paraprakKaosi me golin e anuluar të Juventusit, flet Shoqata e Gjyqtarëve: Jemi të bindur që e kemi sqaruar si episod
Artikulli tjetërFusha në stadiumin “Fadil Vokrri” jo në gjendje të mirë