Sipas të gjitha mediave italiane që janë të bazuara në ekspertin e transferimeve Gianluca Di Marzio, Milan ka kryer punë me Atalantan dhe mesfushorin Franck Kessie i cili për 28 milionë euro do të kaloi në Milanello, përcjell Korneri.net.
Roma është dorëzuar sepse oferta e rosonerëve ishte më e lartë, kurse edhe vet vullneti i lojtarit për të vesh fanellën kuq e zi ka vendosur këtë transferim.

Por, Vincenzo Montella dëshirone dhe një mesfushor tjetër i cili do të ishte shumë më i lirë 8-10 milionë euro. Fjala është për kroatin e Fioertinës dhe dëshirën e kahmotshme, Ivan Badelj.
Edhe ky i fundit ëndërron të luajë te Milan dhe ky orperacion është shumë i mundshëm dhe i realizueshëm javëve të ardhshme. /Korneri.net

Artikulli paraprakPogba nuk luan ndaj Southampton, sepse do të jetë në varrimin e babait të tij
Artikulli tjetërKonfirmohet klubi i ardhshëm i Balotellit