Juventus është në negociata me Barcelonën për transferimin e mesfushorit Franck Kessie.
Kessie kryeson listën e dëshirave të Juventusit në mesfushë, por ai do të preferonte të qëndronte në Barcelonë ose të shkonte në Premier League, edhe pse ende nuk e ka të sigurtë kalimin atje, përcjell Korneri.net

Kessie ishte i lidhur më parë me Interin në një shkëmbim të mundshëm për Marcelo Brozović, pork y i fundit preferoi kalimin në kampionatin arab, aty ku paratë e sheikëve ipen pa hesap.
Gjithsesi, Kessie po e shikon me qetësi situatën, mirëpo kalimi i tij te Juve është opcion shumë real. /Korneri.net